Ekipi Ynë

Lira Paço

Themeluese & Bashkëdrejtuese Artistike

Violinistja shqiptare me bazë në Paris, Lira Paco, luan me orkestra të ndryshme dhe në projekte artistike ndërkombëtare. Ajo performon rregullisht në të gjithë Europën, duke marrë pjesë në turne dhe bashkëpunime të ndryshme artistike. Ka përfunduar studime të dyfishta në violinë dhe muzikologji pranë Haute École des Arts du Rhin dhe Universitetit të Strasburgut, si edhe një Master në violinë dhe Diplomën Shtetërore Franceze për pedagogji. Në vitin 2024, ajo themeloi Sol International Music Festival në Shqipëri, një projekt i dedikuar bashkimit të artistëve nga prejardhje të ndryshme përmes muzikës së dhomës në një kontekst unik kulturor.

Viola Paço

Bashkëdrejtuese Artistike

Viola Paço është një pianiste shqiptare, rrugëtimi artistik i së cilës ndërthur performancën solistike, muzikën e dhomës dhe bashkëpunimin me këngëtarë. E formuar mes Shqipërisë dhe Francës, ajo ka studiuar në Conservatoire à Rayonnement Régional de Paris, Conservatoire National Supérieur de Musique et de Danse de Lyon, si edhe në Conservatoire National Supérieur de Musique et de Danse de Paris. E apasionuar pas muzikës së dhomës dhe repertorit bashkëkohor, ajo performon rregullisht në koncerte dhe festivale në të gjithë Francën. Krahas aktivitetit të saj artistik, punon si shoqëruese dhe pedagoge në Conservatoire à Rayonnement Régional de Paris dhe është drejtoreshë artistike e Sol International Music Festival.

Era Canaj & “Artistët Interpretë”

Përgjegjëse Administrative dhe Financiare

Era Canaj është violiniste, producente kulturore, dhe Drejtoreshë Ekzekutive e shoqatës “Artistët Interprete” me bazë në Tiranë. Që prej vitit 2014, ajo është pjesë e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Ajo zhvillon një aktivitet të gjerë koncertor si muzikante ansambli, në Shqipëri dhe në skena ndërkombëtare. Krahas karrierës së saj si interpretuese, merret me zhvillimin dhe drejtimin e projekteve kulturore, festivaleve dhe iniciativave ndërdisiplinore. Interesi i saj fokusohet veçanërisht te angazhimi i publikut dhe zhvillimi i koncerteve në hapësira alternative, duke eksploruar mënyra të reja të prezantimit dhe përjetimit të muzikës.

Shoqata “Artistët Interpretë” është një organizatë kulturore me bazë në Tiranë, aktive që prej fillimit të viteve 2000 në promovimin e muzikës dhe arteve në Shqipëri dhe në rajon. Ajo zhvillon dhe realizon projekte artistike, duke përfshirë festivale, koncerte dhe iniciativa ndërdisiplinore, duke krijuar mundësi bashkëpunimi mes artistëve vendas dhe ndërkombëtarë. Shoqata synon të kontribuojë në zhvillimin e skenës kulturore dhe në zgjerimin e aksesit të publikut ndaj përvojave artistike të cilësisë së lartë. Përmes veprimtarisë së saj, ajo mbështet krijimtarinë bashkëkohore dhe nxit dialogun kulturor.

Laura Llozi

Koordinatore

Laura Llozi është një violiniste shqiptare e njohur për virtuozitetin dhe thellësinë e saj artistike në performancën solistike, simfonike dhe të muzikës së dhomës. Aktualisht koncertmaestre dhe soliste e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, ajo performon gjerësisht në Europë me një repertor që shtrihet nga muzika baroke deri te ajo bashkëkohore. Veprimtaria e saj artistike është vlerësuar me disa çmime dhe vlerësime artistike. Që prej vitit 2025, Laura është gjithashtu pedagoge e ftuar në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ajo është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Vjenë, duke fituar titullin Magistra Artium. Krahas karrierës së saj artistike, ajo ushtron rolin e koordinatores së Sol International Music Festival.